spot_imgspot_img
spot_img

Zëdhënësi i BE-së: Nuk ka asnjë propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka mohuar se ka një propozim të ri për zgjidhjen e situatës së krijuar në veri të vendit dhe serbët e Kosovës. Stano deklaroi se “informacioni për një propozim të ri siç është thënë në media është një tjetër dezinformatë”.

“Nuk ka asnjë propozim të ri nga BE-ja për zgjidhjen e krizës në veri”, deklaroi Stano. Ndryshe së fundi raportime të shumta pati se nga Bashkimi Evropian i është dhënë një propozim i ri Kosovës,në kuadër të zgjidhjes së çështjes së targave dhe situatës së krijuar në veri të vendit.

Madje u theksua se BE-ja është në pritje të një përgjigje nga Kosova, pikërisht për këtë propozim, transmeton lajmi.net.

Duke shkuar tutje është thënë se mbrëmë në Bruksel pati një marrëveshje në lidhje me targat, gjë të cilën e mohoi edhe vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai tha se nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje mbrëmë në Bruksel dhe se ai është takuar vetëm me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Bislimi deklaroi se përfaqësuesi i palës serbe në dialog, Petar Petkoviq nuk ka qenë fare i pranishëm.

“Nuk ka as një marrëveshje për këtë. Nuk ka propozim nga Bashkimi Evropian, jemi duke diskutuar. Nuk mundem tash me diskutuar këtu opsione që kam diskutuar atje, duhet pak me rrit seriozitetin.Ka elemente që kemi diskutuar për mundësin e daljes nga kriza po nuk ka dakordim edhe nuk ka logjikë me diskutuar në publik”, tha Bislimi.

Duhet përkujtuar që në veri të vendit së fundi pati zhvillime të njëpasnjëshme. Pas shkarkimit të drejtori të policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, i cili u tha se sabotoi punë në kuadër të fletëqortimeve rreth 600 zyrtarë policorë nga nacionaliteti serb dhanë dorëheqje.

Poashtu largimin nga institucionet e Kosovës e konfirmuan edhe zyrtarët e Listës Serbe. Dorëheqje dhanë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe, prokurorë, gjyqtarë, zyrtar të Doganës së Kosovës si dhe zyrtarë të KQZ-së nga nacionaliteti serb.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht që çdo çështje të zgjidhet përmes dialogut, e që të mos ketë krijim të situatave të rrezikshme në veri.

Po ashtu Kosovës i është kërkuar formimi i menjëhershëm i Asociacionit, për të cilën Kurti deklaroi se nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

I njëjti ka kërkuar nga serbët që të kthehen në institucione, derisa ka theksuar se serbët të cilët janë duke i ri-regjistruar veturat me targa ilegale në ato RKS po kërcënohen, po i digjen veturat e lokalet e ndryshme./Lajmi.net/

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...