spot_imgspot_img
spot_img

Dy vjet nga arrestimi krerëve të UÇK-së

Shkruan Ismail Syla

TË BURGOSURIT NË HAGË KANË VETËM NJË ÇERTIFIKATË – ATË TË LUFTËTARIT TË LIRISË

1.

Nesër, më 5 nëntor, bëhen dy vjet që nga arrestim i katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke rrumbullakuar 730 ditë mbajtje në burgun e Hagës, pa asnjë ndërprerje, pa asnjë mirëkuptim, pa asnjë aprovim ankese të tyre nga ana e Gjykatës së Dhomave të Specializuara. Përkundrazi, dy vjet që fjalë kyçe do ta kenë fjalën “refuzim”, së pari “refuzim” së dyti, “refuzim” së treti. Kësaj fjale i bashkohet pothuajse një vit pandemie, fillimisht me asnjë vizitë të lejuar për anëtarët e familjes së tyre të ngushtë, e lëre më për të tjerët, miqtë dhe dashamirët e shumtë.

2

Brenda një periudhe shumëvjeçare të hetimeve, duke përfshirë edhe dy vjet nën arrest, aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë materie mobile. Herë shtohet një akuzë e re, herë hiqet një akuzë tjetër. Po ashtu, herë pas herë pranohet një listë viktimash, e herë tjetër refuzohet lista tjetër. Të gjitha këto elemente dhe veprime sikur dëshmojnë se materia e aktakuzës është shumë fragjile, ende e pa përkufizuar, ende e hapur, ndërsa ditët, muajt dhe vitet po ecin.

3

Në Gjykatën Speciale të Hagës, që është model i funksionimit të mbyllur dhe hermetik, por në harmoni të paparë midis prokurorëve, gjykatësit të procedurës paraprake dhe niveleve tjera të saj (apeli, ombudspersoni etj.) si duket do të ndodh ballafaqimi i pashmangshëm i dy koncepteve themelore, atij që përfaqëson Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-në, si rezistencë popullore për mbrojtje të ekzistencës kombëtare e njerëzore të popullatës shqiptare në Kosovë në vitet 1998 – deri në qershor 1999 dhe në anën tjetër i konceptit të fabrikuar në aktakuzë – i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale – NPK.

4

Përmbajtja e kontekstit historik dhe politik në faqet e aktakuzës kundër krerëve të UÇK-së është narracion paradigmatik se deri në ç’ shkallë shkon cilësimi më antihistorik, më antikombëtar dhe më zhvlerësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas kësaj aktakuze, ajo që të lë përshtypjen themelore të Kosovës së viteve 1998 – 1999 nuk është administrimi serb i Kosovës, nuk janë ofensivat as krimet e forcave ushtarake dhe policore serbe, nuk është shkatërrimi material, njerëzor e kulturor i Kosovës, por është një organizim tjetër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila përmes një metamorfoze magjike shndërrohet në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, NPK, që ka për qëllim që tërë jetën e Kosovës të vërë nën kontrollin e saj, të luftojë rivalët e saj, të kryejë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Pra, sipas aktakuzës, në vitet 1998 – 1999 në Kosovë nuk ka krime serbe, por krime të NPK-së. Nga Ky narracion kaq destruktiv dhe armiqësor u habit edhe ish prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Ish Jugosllavi, Carla del Ponte, sipas së cilës krerëve të UÇK-së nuk mund t’iu ngarkohen krime të këtyre përmasave.

5

Nuk do të vonojë shumë dhe do të ndodhë ballafaqimi midis të vërtetës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimit të cilësimit të saj si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale edhe në relacion me qëndrimin e vazhdueshëm armiqësor të Beogradit, që padyshim është furnizuesi kryesor i kësaj aktakuze kundër krerëve të UÇK-së. Se sa ka rëndësi çmontimi i akuzave dhe heqja e njollosjeve të bëra për vite me radhë kundër Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesëtarëve të saj tregon edhe qëndrimi i përfaqësuesve të Beogradit zyrtar në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (dhe jo vetëm aty), ku fërkojnë duart dhe mezi presin që UÇK dhe krerët e saj të shpallen fajtorë, duke pasur një kartë në dorë: jo shteti serb, por UÇK-ja dhe krerët e saj kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Ky pozicion i Beogradit duhet të trokas thellë në ndërgjegjen e krerëve të institucioneve aktuale të Kosovës. Nuk është justifikim as lehtësim i barrës së ndërgjegjes të thuhet se disa nga krerët e burgosur kanë votuar formimin e Gjykatës Speciale. Ky qëndrim mund t’i shkojë një anëtari të Asamblesë së këshillit të Evropës që me gjakftohtësi nga Strasburgu thotë se ne nuk jemi gjykatë, por nuk lejohet që ta ketë luks këtë filozofi asnjë zyrtar i Republikës së Kosovës.

6

Në Hagë, në të njëjtën aktakuzë po mbahen në burg një president, dy kryetarë Kuvendi dhe një figurë e lartë politike. Secili prej tyre ka një kontribut jetik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Secili prej tyre ka një meritë që sot në hartën politike të Evropës është themeluar një shtet i ri, shtet i pavarur, Republika e Kosovës. Secili prej tyre përfaqëson vlerën më të lartë të historisë së Kosovës. Bërjen e lirisë. Bërjen e shtetit. Në tërë këtë kontekst ata kanë një integritet të lartë. Ata janë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare janë ata.

7

Nesër bëhen dy vjet nga arrestimi i tyre.

Në betejën e ballafaqimit midis UÇK-së dhe NPK-së gjithsesi do të fitojë UÇK-ja.

Hasihm Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi edhe para dy viteve, edhe gjatë këtyre dy viteve edhe pas dy, dyqind e dymijë vitesh do t jenë po ata, me të njëjtën certifikatë, atë të luftëtarit të lirisë, të çlirimtarit, të njeriut të Kosovës së lirë.

Autori i shkrimit ka qenë këshilltar i ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Hulumtim: 40% e kosovarëve thonë se e kanë jetën më të keqe se më parë

Një hulumtim i fundit i “Valicon” me titull “New Normal Study”, i kryer gjatë periudhës 18-21 gusht 2025 në shtete të rajonit të Adriatikut,...

Çmimet e naftës shënojnë rritje mbi 5 për qind

Raportohet se çmimet e naftës janë rritur për mbi 5 për qind. Kështu ka bërë të ditur media “The Spectator Index”, e cila mbulon raportime...

EMRI/ Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari nga Fushë Kruja!

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shiste produkte bujqësore të skaduara, të cilave u kishte ndryshuar datën. Sipas bluve të kryeqytetit, të...