spot_imgspot_img
spot_img

Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Pavarësisht ofensivës diplomatike të Serbisë, ku ishte përfshirë edhe bashkëshortja e presidentit serb, Kenia ka njohur sot Kosovën shtet i pavarur.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar sot se Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto.

“Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, përmes një vendimi të nënshkruar nga presidenti Ruto dhe të dorëzuar zyrtarisht në Presidencë ditë më parë”, ka thënë Osmani.

Kështu Kenia u bë shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohu Kosovën. Megjithatë, duke pasur parasysh se Rusia dhe Kina, dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e njohin Prishtinën, Kosova mbetet një vend jo-anëtare e OKB-së.

Siç shkruan Index.hr, njohja e Kosovës vjen disa muaj pasi Serbia nisi një ofensivë diplomatike për ta parandaluar atë. Në tetor të vitit 2024, Tamara Vuçiq, gruaja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, u dërgua në Nairobi si pjesë e një fushate diplomatike serbe, transmeton Telegrafi.

Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës.

Vuçiq më pas mori pjesë në bisedime me kryeministrin kenian Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kenias.

Përveç bisedimeve diplomatike, Serbia ka premtuar edhe ndihmë financiare për Kenia, duke përfshirë një donacion prej 150,000 eurosh për viktimat e përmbytjeve. Vuçiq ka vizituar edhe lagjen e varfër Mukuru në Nairobi, ku ka përcjellë mesazhin e “vullnetit të mirë” të presidentit serb.

Gruaja e Vuçiqit ka kërcyer me gratë vendase në Kenia.

Përkundër këtyre përpjekjeve, vendimi për njohjen e Kosovës megjithatë u mor dhe Kenia u bë vendi i fundit në një seri shtetesh që mbështesin pavarësinë e Kosovës.

Ministria serbe dënon vendimin e Kenias

Ministria e Jashtme e Serbisë tani e ka dënuar ashpër vendimin e Kenias, duke e quajtur atë një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe një “shkelje të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Një vendim i tillë minon përpjekjet që synojnë dialogun konstruktiv, stabilitetin rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. Ai gjithashtu vendos një precedent të trishtuar në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Kenisë”, thuhet në deklaratë.

Ministria njoftoi se Serbia do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike dhe politike” për t’iu përgjigjur masës së Kenias.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...