2026/01/08
Banner Top
Euro 2024 | Sot ndeshja Kroaci-Shqipëri, të gjithë sytë nga “derbi ballkanik”

Sot hapet raundi i dytë i ndeshjeve të grupeve në Kampionatin Europian. Siparin e ngre pikërisht ndeshja Kroaci-Shqipëri, e konsideruar si një derbi ballkanik, dhe që të gjithë sytë i kanë tek kjo ndeshje e Grupit B, përfshirë edhe Italinë.

Sfida nis në orën 15:00 dhe luhet në Hamburg. Të dyja skuadrat vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë; Shqipëria humbi 2 me 1 ndaj Italisë kurse Kroacia u mund 3 me 0 nga Spanja.

Sfida e sotme konsiderohet vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë patjetër fitore./klan

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment