spot_imgspot_img
spot_img

Antonio Guterres, ka kërkuar përmbajtje maksimale nga të gjitha palët pas sulmit në Bejrut të Libanit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka kërkuar përmbajtje maksimale nga të gjitha palët pas sulmit në Bejrut të Libanit ku u vra zëvendësshefi politik i Hamasit, Saleh al-Arouri, si dhe dy komandantë të lartë, transmeton “Anadolu”.

“Sekretari i përgjithshëm u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të ndërmarrin hapa urgjente për t’i ulur tensionet në rajon”, tha në një konferencë për media zëdhënësja e OKB-së, Florencia Soto Nino.

Ajo tha se OKB-ja u bën thirrje të gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për ta parandaluar një përshkallëzim të situatës.

“Ne nuk duam ndonjë veprim të nxituar që mund të shkaktojë dhunë të mëtejshme”, tha Nino.

Arouri u vra në një sulm në një zyrë të Hamasit në Mecherfeh në Bejrutin jugor. Raportohet për të paktën shtatë të vrarë. Hamasi konfirmoi vdekjen e Arourit dhe tha se dy komandantë të krahut ushtarak të grupit u vranë gjithashtu.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Gazetari Milaim Zeka sot feston ditëlindjen: Kujton nënën e zhdukur dhe falënderon UÇK-në e NATO-n për lirinë

Gazetari i njohur Milaim Zeka sot feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, ai ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku ka...

Seanca për Qeverinë mbahet të dielën

Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës,...

Rasti “Lakeside”: vendim administrativ apo padrejtësi selektive?

Në Kosovë, ku sektori privat shpesh promovohet në fjalë, por pengohet në vepra, rasti i “Lakeside AG – Sh.p.k.” nga Vërmica është bërë shembull...