2025/11/14
Banner Top

Ish-futbollisti i njohur, Shefki Kuqi është trajneri më i ri i Feronikelit 74’.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv. nga presidenti i klubit nga Drenica, Erlind Krasniqi.

“Po, kemi arritur marrëveshje me Shefki Kuqin. Së bashku me të do t’i bëjmë transferimet e janarit”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi theksoi se kontrata e Kuqit do të jetë deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.

Feronikeli 74’ dje ndau rrugët me trajnerin Xhengiz Rexhepin, teksa gjeti pasuesin një ditë më vonë.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment