Një kërkesë që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ia nisi më 27.11.2024 kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit, u bë temë debati mes anëtarëve të KQZ-së.
Në mbledhjen e mbajtur dje, anëtarët e KQZ-së debatuan për letrën e Gërvallës, e cila edhe pse u kërkua që të bëhet publike, prapë nuk u bë.
KALLXO siguroi letrën në fjalë, në të cilën kërkohet që të shtohen hapësirat si qendra të votimit në diasporë.