spot_imgspot_img
spot_img

Salianji letër nga burgu: Rama totalitarist, imponon personalitetin e tij në qeveri

 

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, me anë të një letre nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin, ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me liderin e talebanëve, Hibatullah Akhundzada.

Letra e plotë

Në 34 vite në Shqipërinë post-komuniste, një forcë politike mund të kishte bërë shumë gjëra. Mund të kishte qeverisur, mund të kishte sjellë rezultate, mund të kishte humbur, mund të kishte kaluar shumë kohë në opozitë. Mund edhe të mos kishte mbijetuar.

Ndryshe nga forcat e tjera në vend, po sidomos në të kundërt me atë që sot njihet si “Rilindje”, Partia Demokratike ja ka dalë të ruajë shpirtin e saj.

Socialistët kanë administruar më shumë pushtet në këto 34 vite, padyshim. Kanë siguruar me pasuri, jetën e shumë të vetëve  në kupolën e këtij grupimi. Por e kanë bjerrë shpirtin, madje dhe të vetëve.

Në eventualitetin e ndryshimit, e rrotacionit, PS dhe rilindja, do të shkonin në një greminë të frikshme e të errët. Ata kanë humbur vlerat bazike për të cilat një organizim i tillë qëndron, dhe mes vetes kanë intriguar e copëtuar për më shumë inat e hakmarrje të një jete.

Cila është fabula e tyre sot? Pse janë aty, dhe pse duan me çdo kusht ta mbajnë karrigen? A ka një ide të madhe, përtej drejtuesve e përfaqësuesve të tyre që i orienton. A ka piketa morale? Një qëllim mbi interesat personale? Asgjë nga këto. Ndaj me ikjen e pushtetit, socialistët do të humbasin atë busull që i mban sot bashkë. Nevoja për përfitim e mbrojtje nga ligji, është e vetmja ideologji që kanë. Pikërisht prej kësaj, kriza e ndërgjegjes së tyre është tejet e thellë, duke njohur pleksjen me të keqen, me të gabuarën, me korrupsionin e krimin.

Humbja e shpirtit për “rilindasit” solli humbjen e  karakterit. Ata janë prodhim i një matrice. Po ta shihni tek deputetet dhe ministrat, edhe gjestet i bëjnë tanimë njësoj si Edi Rama. Duan thjesht të jenë shëmbëlltyra e tij. Ky lloj kulti, dihet se çfarë prodhon. Një totalitarizëm, që më pas i aplikuar në qeverisje, sjell deformime të rënda. Ky totalitarizëm ka prodhuar që Kushtetutë të kemi karakterin e Ramës për qeveri personalitetin e tij! Këtë javë nuk pranoi interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke shpikur një normë të re kushtetuese, sepse sipas tij dhe rilindasve vullneti i tij është norma më e lartë. Në një tjetër ngjarje kishte mbledhur ambasadorët dhe fiks si Hibatullah Akhundzada i Afganistanit ju mësonte se cfarë ështe demokracia, se kush udheheq ne Shqiperi e se si Shtetet e Bashkuara nuk ja dolën dot në Afganistan e nëse nuk ka dëshirë Hibatullah Rama do dështojnë dhe në Shqipëri.

Aty ku trillet dhe humoret personale të udhëheqësit bëhen normë e ligj. Siç është kjo për shembull, ku ai që bën një konferencë shtypi, denoncon faktin e provuar, se vëllai i Ministrit të Brendshëm është një i dënuar për trafik droge, ai dënohet me burg. Dikush që nuk ka bërë kallëzim fare, dënohet për kallëzim të rremë.

Në kontrast me socialistët, veçanërisht me këtë amalgamën që ndërtoi Edi Rama me prurjet e arrivistëve të pafre e të pangopur në abuzime, anëtarët e familjes tonë politike e kanë ruajtur, një ide, një fabul, një lloj aspirate, me gjithë vështirësitë e 12 viteve shtypje e margjinalizim.

Partia Demokratike ka sot po aq karaktere sa anëtarë ka. Ky lloj diversiteti mund të jetë i pafavorshëm në kuptimin organizativ e elektoral, po është padyshim një pasuri e madhe e kësaj force.

Çdokush është i ndryshëm, ka një botë të tijën. Në PD në vitet e fundit u bë betejë e madhe, për të kundërshtuar, për të mos rënë dakort. Por ka një cak ku gjërat marrin drejtim. Ajo është e vërteta. Eshtë konstatimi se kush e ka me tërë mend, kush e ka seriozisht luftën. Mund të mos biesh dakort me liderin e demokratëve për shumë aspekte. Dhe në fakt, edhe mund tja thuash ato në sy. Por, politika është realizëm, dhe në fund ai që ka besimin e shumicës së demokratëve, dhe pse të ndryshëm nga njëri-tjetri, ka dhe të drejtën.

Kjo pasuri ende e ruajtur, ky shpirti demokrat është aseti më i vyer që kjo parti ka sot, 34 vite pas krijimit të saj. Dhe është padyshim aseti më i madh që ka, për të patur sukses, për të triumfuar në zgjedhjet që po vijnë. Prej kësaj lirie, prej këtij karakteri lind anti-konformizmi nga ku merr jetë ndryshimi që i duhet patjetër këtij vendi.

 

Op/Ed

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Nga Hisen Berisha / Deputet i Partisë Demokratike të...

Sofra e burrave!

Nga Kimete Berisha  1. Bash qysh kanë qejf meshkujt, t'i...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron...

Diaspora në Gjermani me më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë

Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme të 9...

BE del me një kërkesë të rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për Lirinë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për Kishën Ortodokse...