spot_imgspot_img
spot_img

Shpallen fletarrestet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen e saj zyrtare shpalli fletarrestet ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Gjykata Penale një ditë më parë me propozimin e Prokurorisë caktoi paraburgim 30 ditorë për Grubin dhe Bajramin.

Gjykata Penale po ashtu urdhëroi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave për katër të përfshirët e tjerë në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”.
Në hetim është edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Grubi dhe Bajrami dyshohen se janë bashkëkryerës të veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Katër të dyshuarit e tjerë, të cilëve u janë marrë pasaportat, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa për veprën që u ngarkohet sipas Kodit Penal, rrezikojnë burg të paktën 5 vjet. Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është rreth 8,2 milionë euro

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...