Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se sapo të marrë detyrën, do të ndalojë atë që ai e quan “çmenduri transgjinore” dhe do të njohë zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.
“Me një firmë në ditën e parë të mandatit, do të ndaloj çmendurinë transgjinore,” tha Trump gjatë një fjalimi në eventin AmericaFest 2024 në Arizona.
Ai shtoi: “Do të firmos urdhra ekzekutivë për t’i dhënë fund gjymtimit seksual të fëmijëve, për të larguar transgjinorët nga ushtria, si dhe do ndaloj axhendat e tyre në shkollat fillore, 9-vjeçare dhe të mesme.”
Kjo deklaratë u prit me ovacione nga audienca.
“Gjatë administratës Trump, do të jetë politika zyrtare e qeverisë amerikane që ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër,” vijoi ai, duke premtuar gjithashtu se do nuk do të lejojë “burrat” të bëhen pjesë e sporteve të grave. Nuk duket shumë e ndërlikuar, apo jo?” tha Trump, duke ironizuar mbështetësit e të drejtave të transgjinorëve.