spot_imgspot_img
spot_img

Sonte do të zbulohen katër skuadrat e para çerekfinaliste të Championsit

Sonte do të përcaktohen katër skuadrat e para që do ta sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tetë ekipe do të zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e kthimit të së tetës së finales së kësaj gare prestigjioze.

Natyrisht, edhe sonte dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit.

“Reds” e fituan në frymën e fundit duelin e parë në Paris me rezultat 1:0, ndonëse gjiganti francez e dominoi lojën fund e krye.

Tash, parisienët do të shkojnë në “Anfield Road” për ta kërkuar përmbysjen e madhe.

Nga ana tjetër, “Të Kuqtë” e trajnerit Arne Slot e kanë për qëllim që ta ruajnë kapitalin e krijuar nga ballafaqimi i parë.

Misionin e ruajtjes së rezultatit nga ndeshja e parë e ka sonte edhe Barcelona, e cila do t’i bëjë konak Benficës.

Gjiganti katalunas fitoi në Portugali javën e kaluar përkundër faktit se luajti me një lojtar më pak.

E tash, Raphinha me shokë do ta kërkojnë konfirmimin për ta parë veten në mesin e tetë më të mirëve të kontinentit.

Nga ana tjetër, portugezët besojnë në mrekulli dhe do të japin gjithçka nga vetja për ta arritur këtë.

Punë paksa më të lehtë do të ketë Interi, i cili e siguroi një epërsi solide me Feyenoordin, të cilin e mundi në Holandë, 2:0.

“Nerazzurri” do të luajnë me kujdes për ta administruar sa më mirë kapitalin e krijuar në Holandë një javë më parë.

Përparësi të konsiderueshme ka edhe Bayern Munichu karshi Bayer Leverkusenit.

Gjiganti bavarez e fitoi betejën e parë në “Allianz Arena”, 3:0, ndërkohë që sonte do të luajë më i qetë ndaj “Farmaceutikëve”.

Kurse, Granit Xhaka me shokë do të mundohen ta bëjnë të pamundurën të mundur, ndonëse i pret një mision mjaft i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

Tri prej katër ndeshjeve të sontme do të nisin prej orës 21:00.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...