2025/11/13
Banner Top

– Veprimtari Sali Bislimi shënon ditëlindjen e ish-presidentit me mesazh lirie

Në përvjetorin e 57-të të lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, veprimtari i njohur i diasporës, Sali Bislimi, ka ndërmarrë një veprim simbolik dhe domethënës në qytetin Delémont të Zvicrës.

Bislimi, i cili jeton e vepron në Zvicër prej vitesh, ka vendosur në zyrat e tij një poster me fotografinë e Thaçit dhe mbishkrimin: “I angazhuar për liri: Hashim Thaçi, një lider për ta liruar.” Posteri do të qëndrojë i ekspozuar për disa ditë në një nga sheshet kryesore të qytetit.

Në këtë ngjarje, të cilën Bislimi e konsideron si një akt përkujtimor për një lider që “me gjithë qenien e tij mbrojti një popull nga padrejtësia dhe barbaria”, mori pjesë edhe deputeti kantonal i kantonit Jura, Raoul Jeaggi, mik i afërt i veprimtarit shqiptar.

“Liria e presidentit Thaçi promovon bashkëjetesën në paqe mes komuniteteve në Ballkan,” shkruan Bislimi në Facebook, duke theksuar se zvarritja e procesit në Gjykatën Speciale është dëshmi e padrejtësisë ndaj një njeriu që futi Kosovën e lirë në shekullin e ri.

Sipas tij, paraburgimi i zgjatur pa prova të mjaftueshme përbën një përpjekje për t’i shkaktuar dhimbje dhe lodhje shpirtërore një lideri që, siç thotë ai, është mishërim i sakrificës për liri.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment