spot_imgspot_img
spot_img

BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiqit në Moskë

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e tij strategjik, u tha në Bruksel më 24 prill, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se do të udhëtojë për në Moskë për shënimin e Ditës së Fitores.

Në përgjigje të një pyetjeje të dërguar nga Radio Evropa e Lirë , një përfaqësues i Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht i qartë me partnerët e tij, përfshirë shtetet kandidate si Serbia.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen mbi parimin e ‘punës si zakonisht’ me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës”, shtoi në përgjigjen e tij të shkruar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.

Vuçiq deklaroi më 23 prill se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

“Me presidentin [e Rusisë, Vladimirin] Putin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, sepse nuk jemi gjithmonë në një mendje, por besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu shtoi se ka shumë mundësi që në Moskë të udhëtojë vetëm.

“Ne duam që qeveria Gjuro Macut të paguajë çmimin, dua që ai të ketë mundësinë të punojë me Bashkimin Evropian ashtu siç duhet dhe askush të mos mund t’i thotë asgjë. Ka pak gjasa që ushtria e Serbisë të shkojë sepse do të përballej me sulme dhe sanksione të ndryshme”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se në Moskë do të bisedojë gjithashtu me Putin për një marrëveshje të re për gazin dhe për një zgjidhje për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilës Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione për shkak se shumica e hisedarëve të kompanisë janë kompani ruse.

Udhëtimi i parë i presidentit të Serbisë në Rusi, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para tre vjetësh, u bë publik nga ai në fillim të marsit, pas një bisede telefonike që Vuçiq zhvilloi me Putinin.

Në deklarimet pasuese, Vuçiq insistoi se nuk e ndryshon vendimin për të vizituar Moskën, pavarësisht faktit se, siç tha ai, Perëndimi mund të përgjigjet me një formë sanksionesh.

Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull bisedimesh.

Përparimi i saj është bllokuar për shkak të refuzimit që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Brukseli kërkon gjithashtu nga Beogradi përparim në sundimin e ligjit dhe në dialogun me Kosovën.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Kreshnik Spahiu: “Gazetaria shqiptare është në një nivel më të ulët se tellallët e kohës së Zogut”

Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër për mënyrën se si disa media shqiptare po trajtojnë lajmet rreth shëndetit të Fatos Nanos, duke shpallur dhe hequr...

Pacolli edhe një herë rreth dramës për Aeroportin e Vlorës: Llafazanë, keqbërës – nuk e kuptoni kontratën 100 milionëshe

Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar pas një serie raportimesh rreth një kontesti për Aeroportin e Vlorës, për të cilën, drejtësia në Shqipëri raportohet...

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë Mëngjesin e sotëm, Xhafer Tahiri i LDK-së në cilësinë...