Në një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, lideri i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka dhënë një deklaratë ku distancohet nga retorikat viktimizuese dhe nga tendenca për t’ia hedhur përgjegjësitë të tjerëve.
“Viktimizimi kurrë nuk ka qenë virtyt i popujve të mëdhenj, as i prirësve të lavdishëm,” shprehet ai, duke vënë theksin në nevojën për përgjegjësi personale dhe politike. Mexhiti e bën të qartë se fajësimi i të tjerëve për dështime apo zgjedhje të gabuara është shenjë e mungesës së lidershipit të vërtetë.
Në një kohë kur vendi përballet me sfida të mëdha politike dhe sociale, lideri i VLEN-it thekson se qytetarët kanë nevojë për siguri, qëndrueshmëri dhe udhëheqës të besueshëm. “Populli kërkon liderë tek të cilët mund të mbështetet,” deklaron ai.Duke folur për frymën e ndryshimit që ka kapluar vendin, Mexhiti nënvizon se ky proces është i pandalshëm, sepse buron nga vullneti i vetë qytetarëve. “Ndryshimin s’ka kush e ndal, sepse atë e ka kërkuar populli,” thotë ai me bindje.
Në fund, ai e përmbyll mesazhin me një thirrje për unitet moral dhe politik: “Populli meriton besnikëri, meriton dinjitet, meriton proceset që i kemi nisur t’i çojmë para me guxim. Detyrimi ynë moral e politik është një dhe i vetëm e ai është populli! Rrini rahat!”
Postimi i plotë :