spot_imgspot_img
spot_img

Një hap historik për bashkimin energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Pas 30 vitesh vonesë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po e realizojnë një projekt historik që do të forcojë më tej lidhjet mes dy shteteve tona.

Duke hapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e interkonektorit 400-kilovoltësh, ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit energjetik rajonal dhe do të sjellë stabilitet dhe siguri për të dy vendet, duke i ofruar qytetarëve një furnizim më të qëndrueshëm dhe më ekonomik me energji elektrike.

 

Drejtori i ShA MEPSO, Burim Latifi, në postimin e tij në rrjetet sociale theksoi se ky është një moment historik për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

Më vjen keq që për më shumë se tri dekada, pavarësisht pluralizmit politik dhe ndryshimeve demokratike, nuk ka pasur guxim dhe vizion institucional për të vendosur një lidhje elektroenergjetike me Shqipërinë. Sot, ne po korrigjojmë këtë mungesë historike.
Ndërtimi i këtij interkonektori do ta pozicionojë sistemin tonë si një pjesë thelbësore e infrastrukturës elektroenergjetike evropiane, duke mundësuar pjesëmarrje të qëndrueshme në tregjet rajonale, qasje në shërbimet e sistemit dhe balancimit, si dhe sigurimin e një furnizimi më të sigurt dhe më ekonomik për të gjithë qytetarët. Maqedonia e Veriut po konfirmon ambicien e saj strategjike: të bëhet një nyje energjetike në Ballkan” shkruan Drejtori i ShA MEPSO, Burim Latifi

 

Drejtori i MEPSO-së vuri theksin te angazhimi i ri dhe i vendosur i menaxhmentit për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se ky është një model i ri i transparencës dhe profesionalizmit në realizimin e projekteve me interes kombëtar. “Përmes këtij projekti, Maqedonia e Veriut do të pozicionohet si një nyje energjetike në Ballkan, duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji për qytetarët e të dy vendeve,” tha Latifi. Në fund, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, USAID dhe operatorët shqiptarë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për realizimin e këtij projekti strategjik për rajonin dhe për brezat e ardhshëm.

 

Postimi i plotë i drejtorit të Mepso, Burim Latifit

 

 

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Kreshnik Spahiu: “Gazetaria shqiptare është në një nivel më të ulët se tellallët e kohës së Zogut”

Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër për mënyrën se si disa media shqiptare po trajtojnë lajmet rreth shëndetit të Fatos Nanos, duke shpallur dhe hequr...

Pacolli edhe një herë rreth dramës për Aeroportin e Vlorës: Llafazanë, keqbërës – nuk e kuptoni kontratën 100 milionëshe

Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar pas një serie raportimesh rreth një kontesti për Aeroportin e Vlorës, për të cilën, drejtësia në Shqipëri raportohet...

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë Mëngjesin e sotëm, Xhafer Tahiri i LDK-së në cilësinë...