spot_imgspot_img
spot_img

Nënshkruhet aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Nënshkrimi i saj u bë në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Në një fjalë rasti, Osmani ka dhënë se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.

“Sot është një ditë historike dhe është moment hisotrik, 14 dhjetori ka një histori moderne në Republikën e Kosovës, ku shënojmë themelimin e ushtrisë tonë dhe aplikimin për në Bashkimin Evropian.Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian.Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativ tjetër.Ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit tonë, por mbi të gjitha ky moment i dedikohet çdo fëmijë, gruaje e burri të Kosovës ku u përballëm padrejtësi me gjenocid.

Osmani në fjalën e saj pas ceremonisë së nënshkrimit ka thënë se Kosova si një vend i paqes dhe i respektimit të të drejtave të njeriut, e meriton të jetë pjesë e BE-së

“Kosova është mishërim i vlerave dhe shteti më i ri në kontinentin më të vjetër, vend i mediave të lira, garantues i lirive fetare. Rruga jonë përpara është e qartë.Ne jemi të endosur që t’ia dalim me sukses dhe ne do ta bëjmë pjesën e punës sonë në mnëyrë që BE-ja ta ketë më të lehtë pjesën e punës së vet”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka quajtur ditën e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si ditë shumë të rëndësishme.

Ai ka thënë se BE-ja është e plotë vetëm kur të gjitha kombet evropiane do të jenë pjesë e saj.

“Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt BE. Ky rrugëtim kalon përmes Komisionit Evropian… por ky vendimi u takon qeverive të vendeve anëtare që i ftojmë të votojnë unanimisht”, ka thënë Konjufca.

Ai ka deklaruar se Kosova e meriton të bëhet vend kandidat dhe ta nisë hapjen e negociatave drejt pranimit në BE.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë.

“Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe avancuese. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne. Ne do të ecim përpara me meriton tonë, me aftësitë tona për t’i përmbushur kriteret. Pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”, ka thënë Kurti.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...