spot_imgspot_img
spot_img

Auditimi: Sistemi i tatimit në pronë me të dhëna jo të sakta dhe të pabesueshme

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e Teknologjisë së Informacionit “Sistemi i Informacionit të Tatimit në Pronë (SITP)” për periudhën 2024 – korrik 2025, i cili ka vlerësuar nëse ky sistem siguron të dhëna cilësore, të sakta, dhe të besueshme.

Rezultatet e auditimit tregojnë se ky sistem nuk garanton plotësisht ofrimin e të dhënave cilësore, të sakta, të plota dhe të besueshme. Dobësitë në zhvillim dhe funksionim të sistemit, mungesa e procedurave të standardizuara për testim dhe aprovime, si dhe kontrollet e pamjaftueshme, kanë ndikuar negativisht në integritetin e të dhënave dhe menaxhimin efikas të tatimit. Kjo ka rritur rrezikun për pasaktësi në llogaritje, shpërndarje të gabuar të pagesave dhe vështirësi në identifikimin e saktë të tatimpaguesve.

Sipas auditorit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e cila menaxhon SITP nuk siguron që zhvillimet e realizuar në këtë sistem arrijnë qëllimin, pasi ka mungesë të procedurave për kontrolle të brendshme funksionale lidhur me menaxhimin e ndryshimeve dhe trajtimit të kërkesave për zhvillim.

“Mungesa e kontrolleve hyrëse në aplikacion për SITP ka krijuar rreziqe për saktësinë e të dhënave dhe integritetin e shërbimeve. Auditimi ka evidentuar mangësi në ndërlidhjen e sistemit me regjistrin e të dhënave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, si dhe ndërlidhjes me Sistemin e Anketimit. Kjo ka rezultuar me të dhëna të pasakta për tatimpaguesit dhe pronat. Mangësitë në kontrollet e përpunimit kanë shkaktuar mos shpërndarjen e pagesës në mënyrë proporcionale dhe në borxhe të pasakta për qytetarët duke i dëmtuar me ndëshkime dhe interes.

Po ashtu SITP ka mangësi në regjistrimin e pagesave duke mos regjistruar datën e saktë të tyre, nuk e pasqyron gjendjen reale të faturës si dhe nuk ka pasqyrim dhe zbatim të saktë të kërkesave ligjore dhe rregullative. Për rrjedhojë qytetarët mund të penalizohen me interes pavarësisht pagesës së realizuar në kohë. Gjithashtu proceset manuale rrisin rrezikun e gabimeve dhe humbjes së të dhënave jashtë sistemit. Mangësitë në kontrollet e sigurisë bëjnë më të cenueshëm SITP ndaj keqpërdorimeve të sigurisë.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi se Sistemi i Informacionit të Tatimit në Pronë ka transformuar administrimin e tatimit në pronë duke e bërë më të menaxhueshëm, por nuk garanton plotësisht të dhëna cilësore, të sakta, të plota dhe të besueshme.
Për të përmirësuar çështjet e identifikuara në këtë sistem, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 14 rekomandime.
Raportin e plotë të auditimit të Teknologjisë së Informacionit “Sistemi i Informacionit të Tatimit në Pronë (SITP)”, e gjeni këtu: https://tinyurl.com/yt384vrh

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Seanca për Qeverinë mbahet të dielën

Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës,...

Rasti “Lakeside”: vendim administrativ apo padrejtësi selektive?

Në Kosovë, ku sektori privat shpesh promovohet në fjalë, por pengohet në vepra, rasti i “Lakeside AG – Sh.p.k.” nga Vërmica është bërë shembull...

Edhe Christopher Hill dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit

Është konfirmuar edhe zyrtarisht dëshmia pro Hashim Thaçit e ish-gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark. Radio Dukagjini ndërkohë ka mësuar se dëshmitar pro Thaçit në Hagë,...