spot_imgspot_img
spot_img

VLEN denoncon Ali Ahmetin për futjen e  “Botës Serbe” në Maqedoni

Koalicioni VLEN ka akuzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, si përgjegjës kryesor për futjen e bankave të regjimit serb në Maqedoninë e Veriut. Sipas VLEN, Ali Ahmeti ka shndërruar pushtetin politik në mjet për përfitime personale dhe familjare, duke tradhtuar interesat kombëtare të shqiptarëve.

 

“Pas fasadës së patriotizmit të BDI-së fshihet vetëm para, krim dhe ndikimi i ‘Botës Serbe’. Ali Ahmeti dhe familja e tij po shesin pasuri strategjike bankare te banka të regjimit të Aleksandar Vuçiqit, ndërsa qytetarëve u premtonin themelimin e një banke shqiptare,” thekson VLEN. Si provë konkrete, VLEN përmend kompaninë “AS Senjak” nga Kërçova, e cila kontrollohej nga mik i ngushtë i Ali Ahmetit – babai i gruas së djalit të tij – dhe që posedonte mijëra aksione në Stopanska Banka – Manastir. Këto aksione u shiten më 17 shtator 2025 te Alta Banka në Beograd, në pronësi të Davor Macura, bashkëpunëtor i afërt i Vuçiqit dhe pjesë e rrjetit financiar të regjimit serb. “Ky nuk është një transaksion i rastësishëm.

 

Kjo është lidhje direkte financiare e Ali Ahmetit me regjimin serb. Ai nuk është vetëm partner politik me strukturat serbe  ai është pjesë aktive e rrjetit të tyre financiar në Maqedoni. Me këtë, Ali Ahmeti shndërrohet në kërcënim të drejtpërdrejtë për pavarësinë ekonomike dhe stabilitetin financiar të shtetit,” thekson VLEN. VLEN akuzon se BDI, për 20 vjet, ka manipuluar shqiptarët duke folur për patriotizëm, ndërkohë që pas perdes shet kapital tek regjimet serbe. “Ali Ahmeti e kthen Maqedoninë në varësi të Beogradit dhe shqiptarët në varësi të qendrës serbe. BDI nuk është parti që mbron interesat shqiptare – është firmë private për pastrim parash, korrupsion dhe pasurim personal,” përfundon VLEN. VLEN ka paralajmëruar se provat do t’i paraqesë edhe organet e shtetit, duke nënvizuar se kjo është vetëm një pjesë e vogël e aferës dhe lidhjeve të Ali Ahmetit me strukturat antishqiptare në rajon.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Seanca për Qeverinë mbahet të dielën

Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës,...

Rasti “Lakeside”: vendim administrativ apo padrejtësi selektive?

Në Kosovë, ku sektori privat shpesh promovohet në fjalë, por pengohet në vepra, rasti i “Lakeside AG – Sh.p.k.” nga Vërmica është bërë shembull...

Edhe Christopher Hill dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit

Është konfirmuar edhe zyrtarisht dëshmia pro Hashim Thaçit e ish-gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark. Radio Dukagjini ndërkohë ka mësuar se dëshmitar pro Thaçit në Hagë,...