spot_imgspot_img
spot_img

Pozhari pyet Memli Krasniqin: A je idiot politik, sipas standardeve të babait tënd?

Analisti Xhevdet Pozhari, ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se PDK-ja është e gatshme ta drejtojë vendin nëse tërhiqet Kurti. Pozhari ka shpërdarë një citat nga profesori universitar, Milazim Krasniqi, njëherit babit të liderit të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili ka thënë se “se kush nuk e kupton se Kosova është e ndarë në vitin 1999, ai është idiot politik”.

Pozhari përmes këtij postimi e pyet liderin opozitar, nëse bën pjesë në kategorinë që babi i tij, i vlerëson për idiotë politikë.

Postimi i tij i plotë:
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, paska shpreh prapë gatishmërinë me u bo kryeministër.
Ani, mirë boll.

Veç ky plaku yt që po e citojnë mediat serbe, po thotë se kush nuk e kupton se Kosova është e ndarë në vitin 1999, ai është idiot politik.
Tash, sipas standardeve të plakut tënd, ti a mendon si ai apo hyn në kategorinë e atyre që ky i ka shpallë idiotë?!

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë popullin shqiptar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL...

“Protesta e Tiranës është e kombit, jo e partive”, veteranët i reagojnë Vetëvendosjes

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kryeministrit shqiptar, Edi...

Orav takohet me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ambasadorin e sapoemëruar gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph. Orav u shpreh se bashkë me Rudolphin...