spot_imgspot_img
spot_img

AKTGJYKIM: 25 mijë euro dënim për Dimal Bashën, shpifi për biznesmenin

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar pjesërisht padinë e Mustafë Graincës kundër, tashmë Kryekuvendarit Dimal Basha, duke e detyruar këtë të fundit të paguajë kompensim prej 25,000 eurosh për dëmin e shkaktuar nga shpifjet dhe fyerjet e publikuara në portalin “Insajder” dhe në Facebook.

Aktgjykimi, i nënshkruar më 22 korrik 2025 nga gjyqtarja Kreshnike Zymberi Beqiri, përmban disa dispozita të rëndësishme.

Detyrimi për tërheqjen e shkrimeve

Sipas vendimit gjyqësor, të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale, Basha detyrohet të tërheqë shkrimin editorial të publikuar më 1 korrik 2019 në “Insajder”, si dhe shkrime të tjera të datuara 22 korrik, 10 shtator dhe 30 janar 2020, të publikuara në llogarinë e tij në Facebook.

“DETYROHET i padituri që ta tërheq shkrimin editorial të publikuar në portalin ‘Insajder’ me datë 01.07.2019 si dhe të tërheq shkrimet e datave 22.07.2019, 10.09.2019, 10.01.2020, 22.01.2020 dhe 30.01.2020 të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin sociale ‘Facebook’,” thuhet në aktgjykim.

Kërkesë falje publike

Gjykata ka shkuar edhe më tej, duke urdhëruar që Basha të kërkojë falje publike për z. Grainca, si në portalin “Insajder” ashtu edhe në llogarinë e tij në Facebook. Kjo duhet të bëhet brenda tetë ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit, nën kërcënimin e pasojave ligjore.

“DETYROHET i padituri që t’i kërkoj falje publike paditësit, e cila duhet të bëhet në portalin ‘Insajder’ ku është bërë publike përmbajtja fyese dhe shpifëse si dhe në llogarinë e tij në rrjetin sociale ‘Facebook’, me premtimin se nuk do ta përsërisë fyerje të tilla,” thuhet në vendim.

Kompensimi financiar dhe kamatat

Kompensimi prej 25,000 eurosh duhet të paguhet brenda 15 ditësh, së bashku me kamatë ligjore prej 8% që fillon nga data e paraqitjes së padisë më 22 korrik 2019. Përveç kësaj, Basha detyrohet të paguajë edhe shpenzimet e procedurës në vlerë prej 2,607 eurosh.

Gjykata refuzoi kërkesën e paditësit për kompensim shtesë prej 40,000 eurosh për vuajtje shpirtërore, duke e konsideruar atë si të pabazuar.

Historiku i çështjes

Mustafë Grainca, i përfaqësuar nga avokati Jeton Berisha, kishte paraqitur padinë fillestare më 22 korrik 2019, duke pretenduar se Basha kishte publikuar përmbajtje shpifëse dhe fyese në lidhje me aktivitetin e tij biznesor dhe funksionin publik.

Në një vendim të mëparshëm të datës 28 korrik 2022, Gjykata e Ferizajit kishte refuzuar padinë. Megjithatë, Gjykata e Apelit e Kosovës e prishi atë aktgjykim më 25 nëntor 2024, duke e kthyer çështjen për rigjykim.

Ky rast vjen në një kohë kur debati mbi ekuilibrin mes lirisë së shtypit, si dhe propozimet që vijnë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për ta kriminalizuar shpifjen.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Samiti i Procesit të Berlinit, Edi Rama niset drejt Britanisë së Madhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Londrës për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që këtë vit...

Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliaj, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim

Ditën e sotme, pritet të mbahet seanca paraprake për çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Në seancën...

Spiropali: Procesi në Hagë ka kaluar afatet, protesta në Tiranë ishte pa fije politike

Të premten e kaluar, Tirana u vesh me flamujt e UÇK-së, në protestën ku morën pjesë shqiptarët nga Shqipëria e Kosova, në mbështetje të...