2025/11/22
Banner Top

Policia në Prizren mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ky marsh u mbajt nën moton “Guxim, shpresë, jetë – Ecim së bashku”, i cili nisi nga QKMF dhe përfundoi në sheshin e Lidhjes, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucionalë, përfaqësues të organizatave lokale, si dhe gra të prekura nga kanceri i gjirit.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Gratë Burrnesha”.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment