spot_imgspot_img
spot_img

Shpjegimi i Konjufcës që shemb propagandën e VV-së me Listën Serbe: “E kanë të drejtë kushtetuese, hiç s’kem çka bëjmë”

Një situatë përsosmërisht e krahasueshme me sot: e shpjeguar në plotni nga i dyti në Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Para tri vitesh në “Debat Plus” ai ishte investuar të shpjegojë se pse nuk po shkarkohet Goran Rakiqi i cili po udhëhiqte turma të dhunshme në veri.

Me zellin dhe logjikën kushtetuese, Glauk Konjufca, i hidhte poshtë indinjatën racionale të analistëve që i kishte përballë. Referencë e kishte tekstin kushtetues, dokumentin më të larët juridik të vendit.

“Për që Goran Rakiqi është Zëvendës Kryeministër, ti aty s’ke çka me bë hiç”, shprehej Glauk Konjufca, duke i deflektuar argumentet e analistëve, të cilët e kërkonin shkarkimin e tij, në analogji me shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqin nga ish-kryeminisri, Isa Mustafa.

“Listën Serbe prej pjesëmarrjes në qeveri s’un e hjek. Të gjithë prej Listës Serbe që vinë pas Rakiqit (nëse shkarkohet) janë njëjë si Rakiqi, unë asnjë dallim nuk e bëj”.

Lista Serbe, përkatësisht komuniteti serb, e ka kushtetuetshmërisht të garantueshme – argumentonte Konjufca – dhe, krejt çka mund të bëjë shteti kosovar, është që të sigurohet që “sjellja e tyre të jetë precize, sa i përket dinjitetit tonë”.

“Për që Goran Rakiqi është Zëvendës Kryeministër, aty s’ki çka me bë hiç. Sepse ai i ka marrë votat – dhe thuhet aty në Kushtetutë duhte m’i pas votat e minoritetit serb – edhe kryeministri Kurti nuk mundet me qitë çfarë të dojë ai, por çfarë të dojnë ata edhe ta çojnë ty. Tash, qajsa e zotit Kurtit ka qenë kështu. Ai me qenë fort preciz në sjelljen e tij, sa i përket dinjitetit tonë historiko, çlirimtaro, të dimensionit të sakrificës”.

“Po tash, procesi është kështu. Ti e shkarkon zotin Rakiq, edhe mas tetë ore, Lista Serbe ta dërgon një tjetër. Edhe ti ki me detyru mu shkarku për shkaqe krejtësisht formale, dhe ti thu “edhe qëky po më duket si zoti Rakiq”. Edhe e shkarkon tjetrin. Pastaj ata ta bijnë tjetrin pas 24 ore. Edhe ti e shkarkon (edhe atë). Edhe vjen njëfarë situate e cila unë nuk pe kuptoj argumentin e juaj. E çka po doni me argumentu ju? Ti Listën Serbe prej pjesëmarrjes në qeveri s’un e hjek. A të gjithë prej Listës Serbe që kanë me ardh pas Rakiqit, janë njëjtë si Rakiq, unë asnjë dallim nuk e bëj”, shprehej Konjifca.

Tri vite më vonë…

Për një post skajshmërisht të parëndësishëm si posti i Nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës (i mbivotueshëm 5 me 1 në Kryesi të Kuvendit) – të kodifikuar në Kushtetutë të Kosovës që i përket komunitetit serb – Vetëvendosja ka bllokuar konstituimin e Kuvendin.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese – i treti me radhë – poashtu i obligoi deputetët që të votojnë “në interes të shtetit” dhe të ndjekin Rregulloren e Kuvendit të Kosovës (të shkruar nga Vetëvendosje) ku saktësohet që Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet “nga grupi më i madh parlamentar i komunitetit serb”.

Sllavko Simiqi i Listës Serbe i ka marrë vetëm 10 vota si propozim dhe është rrëzuar – ndërsa pritet që procesi të kthehet sërish te ai: në një proces të riafatizuar për 12 ditë që të konstatohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës ose jo.

Vetëvendosja ka njoftuar publikisht se nuk e voton askënd të Listës Serbe. Partitë ish-opozitare, në anën tjetër, praktikisht qëndrojnë në pozicione të Vetëvendosjes.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Shtetasi zviceran vdes në aeroportin e Prishtinës, iu keqësua gjendja përderisa po priste për të udhëtuar

Një shtetas zviceran ka vdekur në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Njoftimi: Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00....

Vdes një shtetas zviceran në Aeroportin e Prishtinës

Një shtetas zviceran ka humbur jetën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas Policisë, viktimës iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtit i...

Nagavci thirrje LDK-së: që të votojë formimin e Qeverisë Kurti

Ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të votojë formimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar...