Portali Pa Rrotlla sjell pjesën e katërt të audio-incizimeve ku dëgjohet ministri i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, duke biseduar me këshilltarin dhe kumbarin e tij, Sllavisha Popoviq, si dhe me një aplikues për mjete financiare me mbiemrin Aksiq.
Përkthimi i plotë:
Aksiq: Motra ka dorëzuar…
Slaviša Popović: E ti a ke të dikujt… a ke ti?
Aksiq: Kam, atëherë kur i kanë lëshuar paratë…
Slaviša Popović: Duhet të shkosh dhe të shohësh nëse është aktiv
. Nenad Rašić: Duhet të nxjerrësh edhe një vërtetim…
Aksiq: Po, po… do ta kryej te… (e paqartë).
Nenad Rašić: (e paqartë)… duhet të presë që…
Slaviša Popović: Mendoj, nëse atij i duhet me urgjencë, e di, i merr paratë dhe me kohë do ta bëjë. Tre muaj i ka kohë për ta arsyetuar projektin.
Nenad Rašić: Pra ky dhe ky, vërtetim mbi transaksionin.
Slaviša Popović: Po, ta kërkojë atë… për transaksionin, të shkojë me të, pastaj mund të… (e paqartë).
Aksiq: Me motrën është më mirë, ajo gjithashtu është Aksiq
. Nenad Rašić: Po mirë.
Slaviša Popović: Po kjo është ajo që po flasim, të mos jetë i njëjti mbiemër.
Aksiq: Po, po, Aksiq-Mihajlović.
(Bie telefoni i dikujt – Nenad Rašić përgjigjet, bisedon në sfond me zë të ulët dhe të pakuptueshëm)
Slaviša Popović: Mendoj më mirë te dhëndri. Ajo i shet ato makineritë bujqësore… grua.
Aksiq: Po, e di, dhëndrin, ta marr me vete, t’i them të vijë një ditë më herët… (e paqartë). Tani është pyetja… edhe për festën kur ishte… (e paqartë)… tani do të shkojë me pushime.
Slaviša Popović: Ato do t’i përgatisësh ti, për atë punë, ndërsa ne do ta bëjmë… vetëm do të më duhet karta jote e identitetit, që të shohim e të bëjmë projektin… të japësh disa të dhëna: sa tokë punon, çfarë bën… ke ndonjë tokë? Nuk ke?
Aksiq: Nuk kam… (e paqartë).
Slaviša Popović: Dhëndri është kombinimi më i mirë.
Aksiq: Po, ta thashë, dhëndri është më i miri.
Nenad Rašić: Një ditë duhet të vijë.
Aksiq: E di, një ditë.
Slaviša Popović: Të vijë, të vijë, të bëni atë transferin dhe mbaroi, një ditë më pas, ose nëse mundet të njëjtën ditë, menjëherë tek noteri.
Aksiq: Duhet të jetë ditë pune… sot do të flas me dhëndrin, (e paqartë)… vetëm nëse mund të vijë prej punës. Ti do të më njoftosh kur… (e paqartë).
Nenad Rašić: Kartën e identitetit të tij dhe…
Slaviša Popović: Tani do ta marr kartën e identitetit të tij dhe…
Aksiq: Nëse do dhëndri, nëse jo, do të gjej dikë tjetër të besueshëm dhe do të të njoftoj. E kupton? (e paqartë). Ti do të më dërgosh me mesazh çka duhet, si duhet…
Slaviša Popović: Po ja, u morëm vesh tashmë.
Nenad Rašić: U morëm vesh.
Aksiq: Po, po.
Slaviša Popović: Ty të duhet vetëm të gjesh një njeri mbi të cilin do t’i kalosh paratë dhe që ka… asgjë tjetër.
Aksiq: E di, e di… e qartë është.
Slaviša Popović: Asgjë tjetër… s’ka tjetër… dhe kur t’i marrësh paratë, merr ekstraktin nga banka dhe me atë shkoni te noteri, bëni kontratën… ndërsa unë do të ta përgatis atë që kemi shkruar, pastaj të dish çfarë t’i thuash noterit, çfarë keni blerë. Mos shko vetëm atje…
Aksiq: E di, e di, e kam të qartë… që ta di, nuk është problem… e di si ecën procedura.
Slaviša Popović: Madje mund ta bëjmë edhe këtu një draft… për te noteri.
Aksiq: Po, këtu është më mirë.
Slaviša Popović: (e paqartë)… Pra mund ta bëjmë edhe këtu, vetëm shkon ta vulosësh, paguan 5 euro.
“Ky artikull është realizuar nga gazetarët Milaim Zeka, Arlind Imeri dhe Besarta Kalaja.”