spot_imgspot_img
spot_img

Ambasada e Kosovës në Turqi: Asnjë kosovar në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në qendër të Stambollit. Si pasojë e këtij shpërthimi humbën jetën gjashtë persona dhe u lënduan 81 të tjerë. Nga autoritetet në Turqi sulmi tashmë është cilësuar si akt terrorist, derisa e dyshuar në kuadër të këtij shpërthimi është një grua.

Por nga Ambasada e Kosovës në Ankara, është bërë e ditur se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu u tha se për ata të cilët aktualisht ndodhen në Stamboll, kërkohet që të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.

“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”,thuhet tutje në njoftim.

Në lidhje me këtë shpërthim ku vdiqën gjashtë persona dhe u lënduan 81 të tjerë është deklaruar edhe nënpresidenti turk, Fuat Oktay.

“Kemi 81 të plagosur. Dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Besojmë se është një akt terrorist që ndodhi nga një sulmues që besohet se është grua, e cila shpërtheu dhe bombën”, deklaroi Oktay.

“Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejtë. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi. Do t’i ndjekim ata që qëndrojnë pas këtij sulmi edhe nëse ata janë në anën tjetër të botës, e jo vetëm brenda kufijve të Turqisë”, tha ai.

Kurse ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se tetë prokurorë dhe dy zv/kryeprokurorë janë caktuar për të hetuar sulmin.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha se e dyshuara për sulmin e së dielës në Stamboll ishte ulur në stol për 40 minuta, kur pas kësaj ndodhi shpërthimi.

Shpërthimi ndodhi të dielën pasdite në rrugën Istiklal afër sheshit Taksim të Stambollit.

Bozdag deklaroi se nuk dihet identiteti i gruas së dyshuar për sulmin, por se të dhënat për atë janë duke u ekzaminuar.

“Të gjitha të dhënat janë duke u hetuar për të gjetur autorët dhe të gjitha agjencitë janë në kërkim të tyre”, u shpreh ai.

“Konsiderohet si një akt terrorist. Se për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë, do të përcaktohet nga hulumtimi”, ka deklaruar zyrtari turk.

Tutje ai tha se ekzistojnë dy mundësi për sulmin që “ose çanta ka një mekanizëm dhe ka shpërthyer vetë, ose dikush e ka shpërthyer nga larg”.

Op/Ed

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

“Kushtetuesja mund të pezullojë afatet për formimin e Qeverisë, nëse pranohet ankesa e Srpska për Rashiqin”

  Pas dekretimit të Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kanë nisur diskutimet mbi zhvillimet...

Më 17 tetor| Tirana bashkon shqiptarët për drejtësi – Rama, Moisiu dhe krerët fetarë në mbështetje të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-presidenti Alfred Moisiu do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë,...

Kurti në balotazh në 12 komuna sikur para katër vitesh, si do t’i dalë rezultati?

Albin Kurti rrallë del në konferenca për media e shpesh iu shmanget pyetjeve të gazetarëve në ngjarjet publike. Por, dje një të tillë e...