spot_imgspot_img
spot_img

Nxjerrja e të miturës me dhunë nga lokali, reagon Ministri Peci, u përgjigjet Pacollit dhe “rugovistëve të Hashimit”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me kritikat që i mori për shkak se në lokalin ku po pinte kafe një vajzë po i kërkonte lëmoshë dhe punëtori i lokalit e largoi vajzën me forcë nga vendi ku po qëndronte ministri.

Peci është distancuar nga sjellja e punëtorit të lokalit dhe thotë se nuk është përgjegjës për veprimet e njerëzve të moshës madhore.

Por thotë se kur ka qenë në lokal vëmendjen e ka pasur tek bashkëbiseduesi e jo të i gjithë lokali.

“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali, ka shkruar ai në Facebook. “Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”.

Ministri i Bujqësisë mendon se sulmet i ka pasur siç i quan ai “rugovista të Hashimit”.

Thotë se disa njerëzve dhe grupeve është duke i penguar puna e tij.

“62 milionë euro këtë vit nuk shkuan në xhepat e atyre që blinin xhipa të zinj por tek bujqit e vërtetë të Kosovës e kjo siç shihet po iu pengon disave ashtu siç po iu pengojnë 26 milionë euro të projekteve të granteve që nuk shkuan tek shokët e tyre apo edhe denoncimi i keqpërdorimeve të shumta me pronat e Ministrisë së Bujqësisë”, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se është mbështetës i komuniteteve joshumicë.

“Përkrahja per komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë”, ka thënë ndër tjerash ai. /Express

Postimi i plotë:

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...