2025/11/22
Banner Top

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj analistit tanimë të arrestuar, Fatmir Sheholli.

Sheholli u arrestua dje pas disa hetimeve të kryera në bashkëpunim nga Policia, AKI dhe Prokuroria Speciale.

Ndërsa sot u bë e ditur se tanimë Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj F.SH., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, thuhet në njoftim.

Sheholli dyshohet për veprën spiunazh, derisa thuhet se i njëjti kishte bartur informacione të rëndësishme të Kosovës tek BIA serbe.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment