spot_imgspot_img
spot_img

Zgjedhjet lokale, Policia e Kosovës angazhohet për siguri dhe transparencë

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur takim zyrtar lidhur me planifikimet dhe angazhimin e Policisë në zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet lokale 2025”, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në takim kanë marrë pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së, në krye me drejtorin e Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, drejtorët e departamenteve, si dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në, KFOR-in, EULEX-in, OSBE-në dhe Zyrën e BE-së në Kosovë.

Të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore për ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si dhe për bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit mes institucioneve kompetente vendore, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe zhvillimit të qetë të zgjedhjeve.

“Ndër të tjera, pjesë e diskutimit ishte krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së votimit të lirë për të gjithë qytetarët, si edhe inicimi e procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës thekson se, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit.

“Andaj, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, përmes linjës fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike info@kosovopolice.com, si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në fund të njoftimit.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Arbora Rrecaj mahnit me stil urban në natyrë

E njohur për titullin e saj si Miss Global International World 2022, Arbora ka ngjallur kureshtjen e publikut shqiptar me elegancën dhe paraqitjen e...

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për...

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...