spot_imgspot_img
spot_img

“I qetë dhe pa incidente serioze” – Policia jep detaje për procesin zgjedhor

Plani operacional i Policisë së Kosovës, i paraparë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve u realizua me sukses në tërë territorin e Republikës së Kosovës, vlerëson policia.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se “angazhimi dhe zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa incidente madhore që do të kishin penguar apo cenuar procesin zgjedhor, andaj vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar dy (2) raste “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, njëri në fshatin Bare – Mitrovicë Jugu dhe tjetri në Kllokot – DRP Gjilan, përderisa rastet mbi dyshimet për “fotografim të votës”, me autorizim të prokurorëve kompetent kanë mbetur si ‘shënim zyrtar’ njëmbëdhjetë (11) raste/informata”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Lidhur me rastet personat e shoqëruar në stacione policore, pas intervistimit me autorizim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa sa i përket rastit të gjuajtjes me armë zjarri në Komoran, ku ishte dëmtuar një veturë dhe ishin shoqëruar për intervistim dy persona, vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor. PK-ja me autorizim të prokurorisë kompetente është duke kryer kontrolle si dhe duke vazhduar me hetime intensive për rastin, përderisa personat e shoqëruar pas intervistimit janë liruar”, thekson policia.

“Po ashtu, janë trajtuar rreth dhjetë (10), informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për të cilat në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorët kompetent është vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që ndërlidhen me vepra penale dhe janë evidentuar vetëm si informacion”, vijon njoftimi.

“Policia e Kosovës, vlerëson se plani policor është realizuar me sukses, falë bashkëpunimit ndërinstitucional, falë punës dhe angazhimeve të zyrtarëve policorë si dhe kulturës së lartë të treguar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj falënderon të gjitha institucionet, qytetarët dhe mediat për bashkëpunim e treguar më PK-në” përfundon njoftimi.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për...

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...

Pas përplasjeve për UÇK, Rama dhe Kurti bashkë në Londër për Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama udhëton këtë të martë drejt Britanisë së Madhe ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të procesit të Berlinit...