spot_imgspot_img
spot_img

Krasniqi në Mitrovicë: Ju treguar që vota e mitrovicalive nuk merret me mashtrim, arrogancë e as nuk blihet e shitet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po qëndron në Mitrovicë bashkë me qytetarët dhe votuesit e PDK-së në këtë komunë.

Ai ka falënderuar të gjithë që janë mbledhur për t’i dhënë mbështetje PDK-së, Arian Tahirit dhe Bedri Hamzës.

“Fuqia e PDK-së është në zemrat e njerëzve të mirë të Mitrovicës. Faleminderit shumë të gjithëve, për një fushatë të jashtëzakonshme, madhështore, të qytetëruar me të cilën duke i dhënë mbështetje Arianit, ju i treguat të gjithë Kosovës që Mitrovica mundet më mirë dhe bënë më mirë. Unë jam sonte pas përfundimit të një dite të gjatë të zgjedhjeve, pikërisht në Mitrovicë. Kam zgjedh që t’i adresohem juve dhe qytetarëve të Kosovës pikërisht nga kjo marrëveshje për ti falënderuar për besimin dhe mbështetjen e madhe që na kanë dhënë si parti, duke na bërë partinë fituese të zgjedhjeve lokale. Kemi fituar numrin më të madh të komunave pa balotazh, numrin më të madh të votave për parti, kemi fitu për të vazhdu garën në numrin më të madh të komunave dhe ju na keni bërë partinë fituese, faleminderit nga zemra. Tash dua t’iu them disa fjalë për garën në Mitrovicë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se pavarësisht mundimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe qeverisë në detyrë për të marrë votën e mitrovicasve, nuk ia kanë dal dot.

“I madh e i vogël, nga kryeministri në detyrë e deri te i fundit në atë qeveri që ende nuk po i lëshon zyrat ku nuk i kanë vendet, kanë ardhur në Mitrovicë duke dashur t’i marrin votën e mitrovicalive. Por, jo! Ju keni tregu që vota e mitrovicalive nuk merret me mashtrim, nuk merret me arrogancë, nuk blihet e as nuk shitet, por është votë e njerëzve të ndershëm, që ju kanë besu punës, dinjitetit dhe rezultateve konkrete të mandatit 4 vjeçar të Bedri Hamzës dhe Arian Tahirit. Dhe për këtë arsye duke iu falënderuar nga zemra për garën jashtëzakonisht të mirë, fushatën jashtëzakonisht të mirë, ditën e sotme që keni dhënë shembull si bëhet, unë ju ftoj të jemi bashkë deri në numërimin e votës së fundit e cila jam i bindur që e nxjerr kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin. Ju falënderoj nga zemra për këtë energji e këtë atmosferë, duke iu ftuar të gjithëve të jenë me ne edhe në garën për rundin e dytë aty ku do ta kemi këtë garë”, ka thënë Krasniqi.

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Princ Leka fejohet me Blerta Celibashin, ceremonia u kremtua në Ksamil

Përmes një njoftimi zyrtar, Princ Leka ka njoftuar se është fejuar me Blerta Celibashin. Bëhet e ditur se fejesa u kremtua në jug të Shqipërisë,...

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje”, Juliana Nura reagon pas mungesës në ndeshjen Serbi–Shqipëri

Juliana Nura, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, ku ajo nuk mori pjesë për arsye sigurie. Përmes...

Trump mbërrin në Izrael

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael për një vizitë katër-orëshe. Donald Trump ka mbërritur në Tel Aviv. Në aeroportin Ben Gurion, presidenti amerikan...