Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur para qytetarëve të kësaj komune, duke i uruar të gjithë.
Ai është shprehur se do të vazhdojmë me punë në këtë komunë.
“Falënderojmë të gjithë akterët e jetës publike në qytetin e Prizrenit, që na kanë mundësuar që të jemi të suksesshëm në këto katër vitet e kaluara, që do të na mundësojnë që ky sukses të jetë në vazhdimësi, me një trend të vazhdueshëm të përmirësimit gradual, por të pandalshëm”
“Urime të gjithëve, vazhdojmë me Prizrenin në punë”, është shprehur tutje Totaj.