spot_imgspot_img
spot_img

Platforma e rezultateve u zhvillua nga kjo kompani ndërkombëtare me seli në Londër, projektin e mbështeti qeveria britanike

Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta në shumicën e komunave, të cilat do të shkojnë në balotazh.

Në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë – gara mbetet e hapur pasi asnjëri prej kandidatëve nuk siguroi mbi 50 për qind të votave.

Janë 21 komuna që sipas rezultateve preliminare, po shkojnë me përfundim të garës qysh në rund të parë.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare, ka fituar pa balotazh në Ferizaj, Skenderaj e Han të Elezit, por u thye në bastionin e saj historik, Drenas, nga kundërkandidati që deri para zgjedhjeve të fundit ishte pjesë e PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë mbi 50 për qind të votave në Kamenicë, Podujevë e Shtime. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan e Klinë. LDK-ja ka arritur fitore me të parën në Istog e Lipjan.

Nisma ka fituar në Malishevë e KDTP-ja në Mamushë.

Ndërkohë, Lista Serbe i ka fituar shumicën e komunave me shumicë serbe duke fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh e Mitrovicë të Veriut. Por kjo parti do të shkojë në balotazh në Kllokot. Kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviq ka arritur të fitojë 41,62 por do të jetë në rundin e dytë me kandidatin e Unitetit Kombëtar Serb, Sreqko Spasiq.

Radoniqi: Britanikët zhvilluan platformën e rezultateve të KQZ-së, 3.5 milionë vizitorë u shërbyen me informacione

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media ka treguar se vetëm gjatë ditës platforma e rezultateve ka funksionuar pa ndonjë problem dhe se e njëjta është vizituar nga 3.5 milionë vizitorë, raporton Ekonomia Online.

“Ju njoftojmë se në platformën e rezultateve, sipas planifikimeve janë duke u prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet preliminare nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Platforma elektronike për rezultate, është duke vazhduar të funksionojë pa ndonjë problem dhe vetëm gjatë ditës së sotme, më shumë se 3.5 milionë vizitorë unikë janë shërbyer me informacione që janë përditësuar rregullisht. Para se të fillojmë me publikimin e rezultateve të përmbledhura të cilat po shfaqen në këtë platformë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh mirënjohje dhe falënderim për Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuara që ka mbështetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në zhvillimin e një softueri të ri për transmetimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, por edhe në procesin që do të zhvillohet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për të adresuar sfidat e hasura gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në muajin shkurt të këtij viti, veçanërisht ato që lidhen me përpilimin dhe publikimin e votave, KQZ ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare me seli në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar Radoniq.

Ai ka falënderuar ambasadën britanike për mbështetje në këtë platformë.

“KQZ ka punuar gjithashtu në bashkëpunim me këtë organizatë për të kryer testime të infrastrukturës IT të sistemeve që janë të qasshme nga jashtë, si dhe për të ofruar monitorim të avancuar gjatë gjithë periudhës zgjedhore, në mënyrë që të mbrohet nga sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve. Pra, KQZ ka bashkëpunuar me BAE Systems Digital Intelligence, një organizatë ndërkombëtare me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka partneritet me Arcus Security, një kompani vendore e sigurisë në fushën e IT-së, për të ofruar softuerin e kërkuar dhe zgjidhjet përkatëse të sigurisë në teknologjinë e informacionit. Ky projekt mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Zhvillimi i softuerit dhe përmirësimi i sigurisë kibernetike në infrastrukturën zgjedhore nga kompania britanike nuk ka ndonjë kosto specifike për KQZ-në. Andaj, edhe një herë shprehim mirënjohje publike për mbështetjen e madhe të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në këtë pjesë të rëndësisë së jashtëzakonshme për zgjedhjet në Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai.

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Princ Leka fejohet me Blerta Celibashin, ceremonia u kremtua në Ksamil

Përmes një njoftimi zyrtar, Princ Leka ka njoftuar se është fejuar me Blerta Celibashin. Bëhet e ditur se fejesa u kremtua në jug të Shqipërisë,...

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje”, Juliana Nura reagon pas mungesës në ndeshjen Serbi–Shqipëri

Juliana Nura, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, ku ajo nuk mori pjesë për arsye sigurie. Përmes...

Trump mbërrin në Izrael

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael për një vizitë katër-orëshe. Donald Trump ka mbërritur në Tel Aviv. Në aeroportin Ben Gurion, presidenti amerikan...