spot_imgspot_img
spot_img

Trump mbërrin në Izrael

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael për një vizitë katër-orëshe.

Donald Trump ka mbërritur në Tel Aviv.

Në aeroportin Ben Gurion, presidenti amerikan u prit nga presidenti izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu, të shoqëruar nga gratë e tyre.

Gjithashtu në aeroport ishin i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff, vajza Ivanka Trump dhe dhëndri Kared Kushner, i cili të shtunën kishte folur me mijëra izraelitë të mbledhur në Sheshin e Pengjeve të Tel Avivit për të festuar pjesën e parë të marrëveshjes me Hamasin.

Hamasi ka liruar shtatë pengje izraelite, duke ia dorëzuar ata për transport Kryqit të Kuq – të parët që lirohen si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, sipas një raportimi të Associated Press.

Kanali arab Al-Arabi raporton se Hamasi do të lirojë së shpejti 13 pengjet e mbetura të gjalla, duke mos lënë asnjë peng izraelit në duart e tij.

Një zyrtar i përfshirë në operacion tha se të gjithë 1 mijë e 966 të burgosurit e liruar nga burgjet izraelite kanë hipur në autobusë duke pritur lirimin e tyre, raporton Times of Israel.

Midis të burgosurve janë 250 të dyshuar të dënuar për terrorizëm të cilët pritet të lirohen nga Burgu Ofer në Bregun Perëndimor, megjithëse me sa duket vetëm pasi Hamasi të ketë dorëzuar pengjet e mbetura në Gaza.

Mediat arabe raportuan se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze hynë në burg për të transferuar një të burgosur të sëmurë, i planifikuar për lirim sot.

1 mijë e 718 të burgosur të tjerë nga Gaza të arrestuar gjatë luftës do të lirohen dhe do të kthehen në Rrip nga Burgu Ketziot në Izraelin jugor.

Ata pritet të transportohen në Spitalin Nasser në Gazën jugore.

 

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Princ Leka fejohet me Blerta Celibashin, ceremonia u kremtua në Ksamil

Përmes një njoftimi zyrtar, Princ Leka ka njoftuar se është fejuar me Blerta Celibashin. Bëhet e ditur se fejesa u kremtua në jug të Shqipërisë,...

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje”, Juliana Nura reagon pas mungesës në ndeshjen Serbi–Shqipëri

Juliana Nura, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, ku ajo nuk mori pjesë për arsye sigurie. Përmes...

Rezultatet e Uran Ismaili në Prishtinë: Në shumë qendra në qytet i dyti, në disa edhe i pari

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka treguar edhe në këto zgjedhje performancë të fuqishme. Edhe pse nuk arriti balotazhin, ai ka...