spot_imgspot_img
spot_img

Lladrovci me paralajmërim: Në ora 18:30 shkojmë në zyret ku ishte PDK në Drenas

Kryetari i Drenasit, i cili edhe në zgjedhjet e së dielës doli fitues me listën e tij Për Drenasin Kampion, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e strukturat e tij, që të festojnë për fitoren. Ajo që bjen në sy në postimin e tij është thirrja që në orën 18:30, Lladrovci ka paralajmëruar që simbolikisht sipas tij, të shkojnë te zyret e PDK-së.

E plotë:

Qytetarë të dashur,

Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.

Megjithëse jemi në pritje të zyrtarizimit të rezultateve, kjo nuk na pengon të kemi një koktej për fitoren, jo vetëm fitore “Për Drenasin Kampion”, por fitore të qytetarëve krenarë e me integritet, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe shtetndërtim.

Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht dhe së bashku, në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve.

Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.

Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Krenar me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit!

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë popullin shqiptar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL...

“Protesta e Tiranës është e kombit, jo e partive”, veteranët i reagojnë Vetëvendosjes

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kryeministrit shqiptar, Edi...

Orav takohet me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ambasadorin e sapoemëruar gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph. Orav u shpreh se bashkë me Rudolphin...