spot_imgspot_img
spot_img

Ali Ahmeti lë fushatën zgjedhore në Maqedoni, arrin në Tiranë për të marrë pjesë në protestën “Unë jam UÇK”

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka arritur në Tiranë për protestën “Unë jam UÇK”.

Para protestës, ai ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

“Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, në kuadër të pjesëmarrjes në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët”, zhvillova takim vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, z. Blendi Klosi. Në fokus të takimit kishim zhvillimet aktuale politike në rajon, proceset euroatlantike dhe domosdoshmëria e bashkërendimit të veprimeve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai, duke shtuar se rruga evropiane është rrugë e përbashkët.

“Theksova se Shqipëria tashmë gjendet në një fazë të avancuar të negociatave me BE-në dhe se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah saj, me përkushtim të plotë dhe respektim të standardeve demokratike e evropiane. Rruga drejt Brukselit është rrugë e përbashkët, një projekt strategjik që bashkon të gjithë në rajon dhe që garanton paqen, zhvillimin dhe perspektivën tonë evropiane”, ka shkruara ai.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

“Nuk është mirë që s’erdhi”-Ali Ahmeti kritikon mungesën e Kurtit, kjo është protestë mbarëkombëtare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar mospjesëmarrjen e Albin Kurtit, në protestën mbarëkombëtare në Tiranë për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Ai tha...

Grupi Ndërkombëtar i Krizave për Albin Kurtin: Kosova po ia teston kufijtë e durimit BE-së

Organizata joqeveritare me mision për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ka publikuar raportin e fundit. Titulli i raportit thotë se Kosova...

“Kjo është çmenduri, s`është politikë”: Ish-kryetar i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë e kritikon ashpër Kurtin për Specialen

Ish-kryetar i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, e ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti për shkak të qëndrimeve të tij...