2025/11/18
Banner Top

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit të sotëm në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kërkesa për drejtësi për historinë e saj mund t’i bashkojnë shqiptarët me kaq emocione dhe krenari.

“Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë deri në fund”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka theksuar se kërkesa e të gjithëve është e qartë: “Drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment