spot_imgspot_img
spot_img

Izet Mexhiti i sigurt që fiton Çairin

Në Çair mbizotëroi atmosfera e fitores. Me moton “Një zë”, kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, mbylli fushatën zgjedhore me një tubim madhështor që u shndërrua në festë popullore.

Qindra qytetarë mbushën stadimin e Çairit, duke dërguar një mesazh të qartë së ndryshimi është i pashmangshëm. Atmosfera ishte e zjarrtë dhe plot emocione. Fishekzjarrët ndriçuan qiellin e Çairit, ndërsa flamujt valëviteshin në duart e qytetarëve që brohorisnin emrin e Izet Mexhitit.

Tubimi përmbyllës më shumë ngjante me një kremtim fitoreje sesa me një takim elektoral. Në fjalën e tij para qytetarëve, Mexhiti falënderoi secilin për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar se 19 tetori do të jetë dita e rikthimit të dinjitetit qytetar dhe politik në Çair.

“Kjo është fitorja e njerëzve të zakonshëm që nuk u dorëzuan para padrejtësisë. Është fitorja e dinjitetit dhe e dashurisë për Çairin,” – deklaroi Mexhiti, i cili u shfaq i vendosur dhe i qetë para përkrahësve të tij.

Fushata e tij u karakterizua nga kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët, thjeshtësi dhe komunikim i sinqertë, elemente që duket se kanë rigjallëruar besimin tek politika. Sipas burimeve nga terreni, VLEN gëzon një epërsi ndaj AKI-së, duke e bërë fitoren e Mexhitit pothuajse të sigurt. Në fund të tubimit, brohoritjet “VLEN” dhe “Çairi vendos vetë” përmbyllën një natë që shumëkush e përshkruan si hyrje në kapitullin e ri të qytetit. Në Çair tashmë nuk flitet më për sondazhe flitet për ndjenjën e fitores. Dhe ajo ndjenjë mban një emër të përbashkët të reformatorit  Izet Mexhiti i cili ne Çair vetëm per 15 muaji investoj 100 milion euro.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Gjykata pezullon ‘Vlora Airport’: Pacolli në hetim për mashtrim, falsifikim dhe rrezik për sigurinë kombëtare

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K.,...

Babai i Granit dhe Taulant Xhakës në protestën për luftëtarët e UÇK-së

Në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mori pjesë edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve Granit...

Protesta masive në Tiranë, Memli Krasniqi: Vetëm UÇK-ja dhe drejtësia mund t’i bashkojnë shqiptarët kështu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit të sotëm në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po...