spot_imgspot_img
spot_img

VLEN nxjerr në “pension” politik, Ali Ahmetin! (Mendi Qyra SURPRIZA e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh.

Fitore në raundin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidat të VLEN-it.

Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës.

Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë:

Komunat e Tetovës: fiton Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin.

Komuna e Haraçinës: fiton Daut Beqiri nga VLEN

Komuna e Bogovinës: fiton Feti Abazi nga VLEN

Komuna e Bërvenicës: I pari Haqim Ramadani nga VLEN dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e OBRM-PDUKM, Jovica Ilievski.

Komuna e Vrapçishtit: nuk e arrin censusin dhe zgjedhjet dështojnë.

Komuna e Gostivarit: fiton Valbon Limani nga AKI.

Komuna e Dibrës: prinë Fisnik Mela nga VLEN.

Komuna e Zhelinës: fiton Blerim Sejdiu nga VLEN.

Komuna e Kërçovës: prinë kandidati i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Jovanovski dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari.

Komuna e Likovës: fiton Erkan Arifi nga AKI.

Komuna e Sarajit: prinë Muhamed Elmazi nga VLEN.

Komuna e Strugës: I pari kandidati i pavarur Mendi Qyra dhe shkon në rreth të dytë me Arsim Dalipin e AKI-së.

Komuna e Studeniçanit: prinë kandidati i pavarur Azem Sadiku dhe shkon në rreth të dytë me Ejup Abazin e BDI-së.

Komuna e Tearcës: fiton Daut Memishi nga VLEN.

Komuna e Çairit: fiton Izet Mexhiti nga VLEN.

Pas rezultateve të votimit në komunën e Çairit, ku kandidati i VLEN festoi një fitore dhe e lexoi këtë si sinjal fundi për epokën Ahmeti.

Theksojmë që këto janë rezultatet e para nga KSHZ dhe nga informacionet që tashmë janë publikuar nga partitë, ose koalicionet.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Kreshnik Spahiu: “Gazetaria shqiptare është në një nivel më të ulët se tellallët e kohës së Zogut”

Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër për mënyrën se si disa media shqiptare po trajtojnë lajmet rreth shëndetit të Fatos Nanos, duke shpallur dhe hequr...

Pacolli edhe një herë rreth dramës për Aeroportin e Vlorës: Llafazanë, keqbërës – nuk e kuptoni kontratën 100 milionëshe

Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar pas një serie raportimesh rreth një kontesti për Aeroportin e Vlorës, për të cilën, drejtësia në Shqipëri raportohet...

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë Mëngjesin e sotëm, Xhafer Tahiri i LDK-së në cilësinë...