spot_imgspot_img
spot_img

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

Procesi i miratimit të buxheteve komunale për vitin fiskal ende nuk është finalizuar në të gjithë territorin e vendit.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur për Front Online se 11 komuna: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë, janë ende pa buxhet të miratuar.

Sipas tij, kjo situatë lidhet me rrethanat politike në vend, pasi Kosova ndodhet në proces zgjedhor komunal dhe balotazhi në disa komuna mbahet më 9 nëntor.

“Kjo gjendje është pasojë e rrethanave politike në Republikën e Kosovës, pasi vendi ndodhet në proces zgjedhor komunal dhe më 9 nëntor mbahet balotazhi në disa komuna. Këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e kuvendeve komunale dhe në procedurën e miratimit të buxheteve”, tha ai për Front Online.

Ai paralajmëroi se nëse buxhetet komunale nuk miratohen para buxhetit të shtetit, komunat do të kufizohen në financim të përkohshëm prej 1/12 të buxhetit të vitit paraprak.

“Rreziku ekziston që nëse buxhetet komunale nuk miratohen para se Kuvendi i Republikës së Kosovës të shqyrtojë dhe miratojë buxhetin e shtetit, komunat të mbesin të kufizuara në financimin e përkohshëm prej 1/12 të buxhetit të vitit paraprak”, tha Ibrahimi.

Për këtë arsye, Asociacioni ka kërkuar nga Ministria e Financave shtyrjen e afatit, që buxhetet të miratohen pas konstituimit të organeve të reja komunale.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve, në mënyrë që procesi të zhvillohet pas konstituimit të kuvendeve të reja dhe të reflektojë prioritetet e kryetarëve të sapozgjedhur”, tha ai për Front Online.

Sipas Ibrahimit, mosmiratimi me kohë i buxheteve komunale ndikon direkt në jetën e qytetarëve dhe funksionimin e komunave.

“Shërbimet publike mbulohen vetëm në nivelin bazik, duke penguar nisjen e projekteve të reja. Projektet kapitale; ndërtimi i rrugëve, shkollave, çerdheve, ujësjellësve dhe kanalizimeve mund të pësojnë vonesa të mëdha. Ekonomia lokale mund të dëmtohet nga pasiguria e kontraktorëve dhe bizneseve që bashkëpunojnë me komunat”, shtoi ai.

Mirëpo, kryetarët e komunave nuk e shohin vonesën e miratimit të buxheteve si problem, duke thënë se është herët dhe do të aprovohen pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe konstituimit të asamblesë së re komunale.

Bali Muharremaj, kryetar aktual i Suharekës tha për Front Online, se miratimi i buxhetit për vitin fiskal nuk ka kaluar ende në asamble komunale, pasi opozita nuk ka dashur ta votojë.

“Nuk ka kaluar në asamble komunale, opozita nuk ka dashur ta votojë, as Republika e Kosovës nuk e ka miratuar buxhetin, nuk është ndonjë problem, ndodh kjo çdo herë në fushatë nuk kalon buxheti”, tha ai.

Ai thotë se kjo nuk përbën problem, pasi me asamblenë e re komunale buxheti do të miratohet dhe ka mjaft kohë për ta bërë këtë.

“Ka kohë, me asamblenë e re komunale aprovohet buxheti, sepse pa buxhet nuk mundemi me punu”, tha Muharremaj.

Ekrem Kastrati, kryetar i Malishevës, tha për Front Online se buxhetin nuk e kanë miratuar ende në komunë për shkak të zgjedhjeve dhe fushatës.

Ai tha se nuk dëshiron që një buxhet të miratohej nën ndikimin e fushatës zgjedhore.

“Buxhetin nuk e kemi aprovuar në komunë sepse ishin zgjedhjet, fushata, nuk dëshironim që një buxhet të miratohet nën ndikim të fushatës zgjedhore”, tha ai.

Kastrati tha se zgjedhjet sapo përfunduan dhe pas certifikimit të asamblesë komunale, kërkesa për miratimin e buxhetit do të shkojë në mbledhjen e parë.

“Zgjedhjet e reja veç kanë përfunduar edhe presim certifikimin, konsolidimin e asamblesë komunale edhe qysh në mbledhjen e parë, kërkesën e çoj për aprovim të buxhetit në asamblenë e ardhshme komunale”, tha Kastrati.

Kastrati u pyet nëse vonesa në miratimin e buxhetit mund të rrezikojë projektet e vitit të ardhshëm, por ai tha se nuk pritet problem, pasi certifikimi i rezultateve bëhet shpejt dhe ka kohë të mjaftueshme për miratimin e buxhetit.

“Jo nuk besoj, sepse tash shumë shpejt bëhet certifikimi i rezultateve dhe me kohë mundemi që t’i zëmë të gjitha hapat për aprovimin e buxhetit”, shtoi ai.

Ferit Idrizi: Buxheti i Vushtrrisë do të procedohet këtë javë ose miratohet në kuvendin e ri

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha për Front Online se do ta procedojnë buxhetin për miratim gjatë kësaj jave, duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme.

Ai shtoi se votat janë të shpërndara për shkak të kohës së fushatës, por tentimi i tij është që miratimi të bëhet këtë javë.

“Do ta procedojmë brenda javës në seancë të jashtëzakonshme duhet me thirr një seancë, e procedojmë për miratim. Do të provojmë, janë në pyetje votat-është kohë fushate, janë të shpërndame, por tentimi im do të jetë këtë javë”, tha ai.

Idrizi tha se është herët edhe nëse buxheti nuk miratohet me kuvendin e vjetër, do të miratohet me kuvendin e ri.

“Është herët, nëse nuk miratohet me kuvendin e vjetër tash, e meritojnë me kuvendin e ri”, tha Idrizi.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për...

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...

Pas përplasjeve për UÇK, Rama dhe Kurti bashkë në Londër për Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama udhëton këtë të martë drejt Britanisë së Madhe ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të procesit të Berlinit...