spot_imgspot_img
spot_img

Kryediplomati i Togos që e njohu Kosovën më 2014, e shpallë çnjohjen në Beograd

Kryediplomati i Togos Robert Dussey, që para 8 vitesh ia kishte konfirmuar Kosovës njohjen e pavarësisë, sot në Beograd paturpësisht ka thënë se është tërhequr vendimi për njohje.

“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, një Serbi që është unike. Një Serbi që e bart flamurin për të gjithë popullin e saj në tërë territorin e saj. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo tërheqje është definitive. Edhe ne jemi sot mes miqsh, miqtë jeni ju” ka thënë Dussey.

Këtë ai e ka bërë në një deklaratë në gjuhën frënge, gjatë konferencës për media me homologun e tij serb Ivica Daçiq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ashtu ka takuar diplomatin afrikan.

Dussey që nga viti 2013 ende është Ministër i Jashtëm ka qëndruar në Kosovë po atë vit. Kishte takuar Kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin, ndërsa me homologun e tij Enver Hoxhaj kishte nënshkruar edhe marrëveshje përveç vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Serbia ka nisur një fushatë ndërkombëtare për çnjohjen e Kosovës menjëherë pas vitit të ri, sapo ishin mbyllur telashet në Veri.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 4 janar pretendoi se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, edhe një vend tjetër, i dhjeti, po pritet ta bëjë këtë.

Ai kishte theksuar se 106 shtete të botës nuk e kanë njohur Kosovën, 84 po ndërsa 3 të tjera “nuk janë të qarta”.

Pastaj përmendi edhe emrat.

“Kemi nëntë (vende) që kanë tërhequr njohjen – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esëatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Maldivet, Shën Lucia, ne jemi duke pritur për të dhjetin”.

Por, diplomatët kosovarë nëpër shtete të ndryshme të botës kanë demantuar propagandën e Vuçiq duke publikuar fotografi të shteteve të përfolura për çnjohje duke folur për thellim marrëdhëniesh.

Janë mohuar çnjohjet nga Somalia, Maldivet Libia, Eswatini, Guinea Bissau

Ndërkohë, në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës një ditë pas deklaratave të Vuçiq thuhej se pretendimet e tij nuk ishin konfirmuar.

”Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka ASNJË njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen. Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tone” theksonte MPJ.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...