spot_imgspot_img
spot_img

Rritja e tatimit në pronë, Murati: Përparim Rama ishte i kënaqur me vlerësimin e pronave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për rivlerësimin e pronave, që ka çuar në rritjen e tatimit në pronë, e që nxiti shumë reagime në vend. Murati, gjatë sqarimit të tij në një konferencë për media, ka thënë se komunat e kanë mirëpritur rivlerësimin dhe kanë qenë të përfshira në këtë proces.

“Me të gjitha komunat, vlerësimi është bërë në bashkëpunim të ngushtë me departamentet e tyre përkatës. Gjatë gjithë kohës, nuk është vetëm në fund raportin”, tha Murati. “Dhe ka pasur edhe gjatë kohës, kur një zonë e caktuar, nëse është vlerësuar 200 euro metra katëror, është kërkuar të bëhet 250, sepse kjo nuk është aq lirë”.

Ai thotë se të hyrat i marrin komunat dhe kryetarët ishin të kënaqur me këtë. Ka veçuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën. “Në përgjithësi, këto janë të hyra komunale dhe kryetarët e komunave i kanë mirëpritur. Për shembull, ishte kryetari i komunës së Prishtinës, që ishte i kënaqur me vlerësimin, sepse, më në fund, po kemi një vlerësim real”.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj është distancuar nga vlerësimi, duke thënë se atë e ka bërë Ministria e Financave. Atë e përmendi ministri sot në konferencë.

“Me sa kam parë, ka qenë nënkryetari i komunës që ka thënë vazhdimisht se Ministria e Financave ka bërë keq. Nuk mund t’i rregulloj cështjen e brendshme komunale, apo cështjen në mes të hierarkisë së një komunës, por duhet të pajtohemi të gjithë se vlerësimi duhet të jetë i saktë. Sa i përket shkallëve tatimore, se a është 0.15 e lartë a e ulët, këto do ta bëjmë në ligjin e ri, mund ta diskutojmë…” , tha Murati. /Express/

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...