spot_imgspot_img
spot_img

Postimi kundër Shkëlzen Gashit, vazhdon t’i sjellë probleme Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale

Një postim i Jakup Krasniqit i bërë kohë më parë kundër Shkëlzen Gashit, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, po vazhdon t’i përdoret Krasniqit në Gjykatën Speciale.

Më saktë, Prokuroria e Specializuar po e përmend atë postim si një nga arsyet që Jakup Krasniqi të mos lirohet nga paraburgimi.

Kjo pasi prokurorët e përdorin si argument, tentimin e Krasniqit për të ndikuar dhe kërcënuar dëshmitarët.

Çka është ky postim?

Shkëlzen Gashi sa ishte këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një debat televiziv, kishte deklaruar se Dick Marty nuk është antishqiptar. Ai kishte folur edhe për krimet e luftës të cilat pretendonte se i kishte kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Pas këtyre deklaratave, Gashi ishte shkarkuar. Megjithatë, reagimet ndaj tij, ishin të shumta.

Në mesin e atyre që reaguan ishte edhe Jakup Krasniqi. Ai kishte thënë se kush e bën Dick Martyn hero, është kolaboracionist.

E ndaj përdorjes së këtij postimi nga Prokuroria, ka reaguar avokatja e Jakup Krasniqit në Hagë.

“Prokuroria gjithashtu është mbështetur në një postim në Facebook të bërë nga z. Krasniqi më 24 prill 2020, për të mbështetur pohimin se ai do të pengonte procedurat. Mbrojtja pohon se kjo është e pamjaftueshme për të nënkuptuar një rrezik real të pengimit të procedurës, veçanërisht që faza aktuale e procedurave është më shumë se dy vjet pas postimit në Facebook”, ka thënë avokatja Alagendra.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...