2025/12/01
Banner Top
S’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa u alokuar paratë, protestuesit këmbëngulin të dalin mjetet

S’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa u alokuar paratë, protestuesit këmbëngulin të dalin mjetet  

Prishtina do të vazhdojë ta ketë të bllokuar qarkullimin e autobusëve deri kur të alokohen mjetet në llogaritë e punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe atyre të operatorëve privatë.

Elmi Gashi nga “Trafiku Urban” ka thënë se posa të bëhet bartja e parave, ata menjëherë do të dalin në punë, ku siç tha ai i duhen 30 minuta kohë për tu përgatitur.

“Protesta vazhdon dhe sot edhe tutje deri në alokimin e mjeteve borxh që detyrohet komuna të lshyjë borxhet ndaj ‘Trafikut Urban’ dhe operatorëve privatë. Vendimi që është marrë ditën e enjte për bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2024 në vitin 2025 që arrin vlera 28 milionë është dërguar nga Komuna te Ministria e Financave. Po presim nga Ministria e Financave për të kthyer këtë vendim me pozitivitet për ne…shpresojmë që sot ose nesër mos po reflektojnë. Në momentin që alokohen paratë ne dalim në punë, gjysmë ore na duhet kohë për tu kthyer në normalitet”, tha ai.

Edhe kryetari i shoqatës së transportit privatë, Izet Smajli ka shprehur keqardhjen ndaj qytetarëve të cilët përdorin transportin publik dhe privat.

“Ne si kompani private që gjashtë muaj nuk kemi marrë rroga. Për muajin shtator i kanë paguar por jo edhe pesë mua. Komuna na ka pasë borxh 2 milionë e 700 mijë, pasi ka paguar muajin shtator, tash 2 milionë na ka borxh. 1 milion e 50 mijë i kemi paga, 1 milion e 350 mijë i kemi borxh ndaj pikave ku furnizohemi me naftë. Problemi është se nuk mundemi me fillu punën pa u aloku mjetet. Së pari me pagu pagat, dhe me i kry obligimet ndaj furnizuesve se nuk japin naftë më pa u kry obligimet. Ne atë ditë që i qesin paratë, jemi të kënaqur dhe kemi fillu punën. Ju kisha lut Qeverisë që sa më shpejt lë t’i qesin dhe të fillojë transporti”, tha ai./EO

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment