Milaim Zeka ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Prishtinë, e cila kritikoi përpjekjet e Vetëvendosjes për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe në zgjedhje.
Ai tha se tashmë “çdo njeri e kupton” që, sipas tij, VV po ndjek politika të hartuara nga Akademia Serbe dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.
Zeka u shpreh se veprimet e Qeverisë po e largojnë Kosovën nga SHBA dhe vendet perëndimore, duke theksuar se këto lëvizje vetëm sa e afrojnë Beogradin dhe forcat politike serbe kundër shqiptarëve.
Ai publikoi edhe deklaratën e Ambasadës Amerikane si “dëshmi”, ku thuhet se veprimet e VV-së janë të dëmshme, përçarëse dhe cenojnë stabilitetin e vendit dhe interesat strategjike të SHBA-së në Kosovë.



