2025/12/04
Banner Top
Deklaroi publikisht se dëshiron të jetë në liste – LDK e lë jashtë liste Agim Veliun

Tashmë Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka vendosur për emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë komunë në garën e 28 dhjetorit.

Sipas burimeve të Indeksonline të propozuar janë Ekrem Hyseni, Arjeta Saliu Abazi, Qendrim Softolli, Visar Hoti dhe Vezir Januzi.

Theksojmë se partitë politike kanë afat që deri të dielën e 7 dhjetorit të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputet.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës për zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nënshkruar marrëveshje me Partinë e Drejtësisë dhe AKR-në.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment