2025/11/12
Banner Top

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë në përkrahje të protestës së radhës së OVL-UÇK-së për kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka ftuar shqiptarët e diasporës që të marrin pjesë në protestës që do të mbahet në Strasburg të Francë, më 14 nëntor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradnaj ka shkruar se gjithmonë do të jetë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare.

“Përjetë UÇK! 🇦🇱 Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”, ka shkruar Haradinaj.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment