Në Uashington po vazhdon të hidhet shorti për Botërorin e vitit të ardhshëm në futboll.
Sipas shortit, Irani ka rënë në të njëjtin grup me Belgjikën, e cila është njëra nga kombëtaret më të forta në botë në këtë sport, sipas ranglistës së FIFA-s.
Ndeshje interesante do të ketë në grupin L, ku kanë rënë Anglia dhe Kroacia.
Në grupin D, Shtetet e Bashkuara do të garojnë me Australinë, ndërsa në grupin E, Gjermania do të ndeshet me Ekuadorin.



