Nesër, më 13 nëntor 2025, përballë në “Estadi de la FAF” në Encamp (Andorra), Shqipëria do të përballet me Andorrën në një ndeshje vendimtare në kualifikueset për Botërorin 2026.
Shqipëria shkon me ambicie për të marrë rezultat pozitiv që të rrisë shanset e kualifikimit.
Ju kujtojme qe Shqipëria ka rezultate më pozitive kohët e fundit: në 10 ndeshje, 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Ndersa Andorra në kualifikueset e Grupit Evropian ka pasur statistikë jo të mirë: në 10 ndeshje, 0 fitore, 3 barazime dhe 7 humbje.
Një kundërshtar i lehtë konsiderohet nga kuqezinjtë, por në fund do të jetë fusha e lojës ajo që do të thotë “fjalën” e saj.



