2025/12/10
Banner Top
Hamza pret në takim Lladrovcin: PDK në Drenas është e bashkuar dhe gati për fitore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëherësh kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin

Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar së në takim është diskutuar rreth mobilizimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit,

“Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci.Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh”, ka shkruar ai.

Hamza  ka thënë se “PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!”/

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment