Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka filluar përgatitjet për protestën e radhës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet në Shkup më 13 dhjetor.
Kjo organizatë ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve.
OVL-UÇK iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste.
“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në ora 13:00 në Shkup. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë”, është thënë në njoftimin e kësaj organizate.



