2025/11/13
Banner Top
Behrami çmon dëshminë e Hill-it: S’ka qenë i afërt me UÇK-në, për këtë arsye edhe del si dëshmitari më kredibili

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka vlerësuar lart dëshminë e ish-ambasadorit Christopher Hill në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një intervistë për emisionin FRONTAL në T7, Behrami theksoi se pozicioni i Hill-it, i cili nuk ka qenë shumë i afërt me UÇK-në por më pranë krahut pacifist, e bën rrëfimin e tij edhe më të besueshëm për gjykatën.

Ai e cilësoi Hill-in si dëshmitarin më kredibil për mbrojtjen, për shkak të postit që ka mbajtur, njerëzve që ka takuar dhe vendeve ku ka qëndruar.

“Hill flet edhe nga një perspektivë që s’ka qenë shumë i afërt me UÇK-në. Kjo e bën edhe më të besueshëm rrëfimin e tij. Posti që ka mbjat, akterët që ka takuar, vendet që ka qëndru, e bëjnë Hillin si dëshmitarin më kredibil të mbrojtjes,” ka thënë Behrami.

Deputeti shtoi se rrethanat aktuale e lehtësojnë marrjen e një vendimi lirues nga paneli gjyqësor.

“Kurrë më lehtë një panel gjyqësor s’e ka pasur që të merr verdikt lirues sesa tani,” ka shtuar ai.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment